Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se është fakt se ndërmarrja Trepça po rrezikohet nga ndërprerja e energjisë elektrike, pas borxheve të akumuluara.
Rizvanolli në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, tha se borxhi është rreth 4.5 milionë euro dhe se janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje për pagesën e tij.
“Është fakt se Trepça po rrezikohet nga ndalja e rrymës. Përgjigja është shumë e thjesht. Trepçën e keni lënë me 4.5 milionë borxhe vetëm për energji elektrike të akumuluara. Menaxhmenti që e kemi gjetur aty nuk ka ardhur me u ankuar për energji elektrike, ka ardhur Feronikeli, s’ka ardhur Trepça pasi nuk e kanë ditur sa janë duke u paguar. Kur është ndërruar menaxhmenti prej bordit që e kemi emëruar, ne e kanë marrë vesh dhe kanë thënë a ka zgjidhje për ta rregulluar këtë çështje. Gjithashtu, kanë kërkuar edhe fonde për të paguar energjinë, për të cilën jemi duke punuar”, tha Rizvanolli.
Këtë përgjigje, ministrja Rizvanolli e tha pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Ferat Shala.
Lexo edhe: