Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, me anë të një konferencë për media ka njoftuar se në pranga janë vënë tre persona të dyshuar për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave, që janë babë e bir.
Siç, njoftoi Shala, transmeton Express, njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerë janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
“Policia nga ajo natë kanë siguruar provat materiale nga vendi i ngjarjes dhe ka bërë të gjitha përpjeket maksimale për të bërë identifikimin e të dyshuarve gjatë sigurimit të provave është bërë identifikimi i të dyshuarve. Janë arrestuar tret ë dyshuar, dy janë arrestuar gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, njëri është arrestuar mbrëmë. Për momentin parashtresë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala.
Në konferencë u bë e ditur se në natën kur ka ndodhur tentim-grabitja në Prizren, policia ka ndjekur të dyshuarit dhe pa pasur shkëmbim zjarri.
“Gjatë ballafaqimit me grabitësit ka pas edhe shkrepje me armë, por të njëjtit që kanë qenë të armatosur kanë arritur të largohen në drejtim të autostradës”, ka thënë ndër të tjera kryeprokuori.