Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaKurti i quan deputetët studentë të Juridikut: Morën leksion nga profesoresha e...

Kurti i quan deputetët studentë të Juridikut: Morën leksion nga profesoresha e Ekonomisë

Kryeministri Albin Kurti i ka quajtur deputetët si “studentë” të Juridikut që folën për energjinë. Kurti tha s’po sheh dashuri për ShBA-në, por urrejtje për Qeverinë.

 

“Unë nuk po shoh as dashuri për SHBA-në e as dashuri për Kosovën sa urrejtje për qeverinë. Nuk kemi inat ne, inatin po e shoh tjetërkund”.

Tutje ai tha se tre deputetët që ai i quajti “studentë” të Juridikut ishin më të zëshmit në debatin për energjinë, e që ministrja e Ekonomisë, si “profesoreshë” e Ekonomisë u dha atyre leksion.

“Çka është shpresëdhënëse është se sot ka mbajtur një leksion shumë të mirë profesoresha e ekonomisë, kjo është shumë shpresëdhënëse për emancipimin sepse më energjikët në debatin për energjinë ishin tre juristë, dhe është shumë bukur se si tre studentë të juridikut morën një leksion nga profesoresha e Ekonomisë, dhe jo vetëm se e morën leksionin por edhe kërkuar që t’i zgjatet fjala asaj. Unë mund ta parashikoj se si përfundon kjo, në fund të semestrit tre studentë të juridikut do ta admirojnë profesoreshë e ekonomisë”, tha ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments