Wednesday, November 27, 2024
HomeSportBayerni i nis bisedimet për kontratën e re me Sulen

Bayerni i nis bisedimet për kontratën e re me Sulen

Gjiganti bavarez dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin gjerman

Bayern Munichu i ka hapur bisedimet me Niklas Sulen për vazhdimin e kontratës.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic është i vendosur që ta bindë lojtarin të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Sport1”.

Kohëve të fundit flitej për një largim të mundshëm të përfaqësuesit gjerman nga Bavaria.

Për të, interesim kanë shprehur klubet nga Premierliga, përcjell “Gazeta Express”.

Por, edhe trajneri Julian Nagelsmann dëshiron që mbrojtësi të qëndrojë tek kampioni gjerman.

Atij do t’i rritet rroga për së paku 2 milionë euro nëse vendos të qëndrojë në klubn aktual.

Aktualisht, flitet se Sule paguhet 8 milionë euro në vit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments