Gjykata dha masën e arrestit me burgim për Klodian Çalamanin të enjten.
38 vjeçari do të gjykohet pas grilave për vrasjen e tetëvjeçarit që u gjet i mbuluar me baltë në oborrin e vrasësit.
Familjarët e të miturit janë futur me forcë brenda ambienteve të gjykatës duke çarë edhe kordonin e policisë.
Mes thirrjes “drejtësi” ata kanë kërkuar të ballafaqohen me Çalamanin i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së agravuar.
Personat e pranishëm kërkonin që vrasësi të dënohej me varje pasi nuk mund të qëndronte në burg dhe të ushqehej me taksat e tyre.
“Kërkoj varjen në mes të Fierit sot, ma sillni këtu”, tha nëna e djalit të vrarë ndërsa të tjerë u shprehën se dënimi me burg nuk do ta linte të prehej në paqe tetëvjeçarin./ Euronews Albania