Mesfushori francez duket se do të largohet nga Man Utd.
Paul Pogba ka kontratë me Manchester United të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.
“Djajtë e Kuq” prej kohësh kanë nisur bisedimet me mesfushorin për të zgjatur kontratën, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk është afër të ndodhë.
Sipas gazetës ‘Marca’, Pogba mund të kalojë te Real Madridi në fund të edicionit si futbollistë i lirë.
Thuhet se presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, po kërkon futbollistë që kanë kontrata afër skadimin dhe mesfushori i United është në listën e të preferuarve.
Edhe trajneri Carlo Ancelotti e pëlqen mjaft shumë francezin, dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër.
Mbetet të shihet nëse 28-vjeçari do të mbetet te Man Utd, apo do të largohet në fund të edicionit si lojtar i lirë.