Një klasë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Kamenicës, tashmë do të mbajë emrin e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kolektivi i shkollës dhe komuniteti i prindërve kanë vendosur që ta pagëzojnë klasën me emrin e ministres.
Për diçka të tillë njoftoi mbrëmë kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, në Pressing.
“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci. Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, ka bërë me dije ai.