Saturday, November 23, 2024
HomeBotaPas rekordit, Bundestagu miraton masat e reja kundër Covid-it

Pas rekordit, Bundestagu miraton masat e reja kundër Covid-it

Bundestagu ose dhoma e ulët e Kuvendit të Gjermanisë të enjten i miratoi porpozimet për masa të reja kundër pandemisë.

Këto propozime janë paraqitur nga tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, SPD, FDP dhe të Gjelbrit, shkruan BBC.

Deputetët gjermanë votuan një grup masash, përfshirë kufizimin e qasjes në transportin publik dhe hapësirat e punës vetëm për personat e vaksinuar ose të testuar.

Të premten, masat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e Kuvendit të Gjermanisë ose Bundesrat-i.

Ndryshe, Gazeta Express më herët raportoi se Gjermania të enjten shënoi rekord të ri të rasteve me Covid-19 me mbi 65.000 infeksione të reja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments