Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se ka mbetur me vetëm katër komuna, teksa ka përmendur se PDK-ja do të udhëheq me nëntë komuna.
Ai përmendi edhe numrin e qytetarëve që kanë votuar për këto dy subjekte politike.
“Se di a e ke kuptu se na patë lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna me mbet kryeministër. A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Domethënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh”, ka thënë Tahiri.