Mediumi francez “L’Equipe” raporton se gjendja e mbrojtësit Sergio Ramos është përmirësuar që prej rikthimit në stërvitje javën e kaluar dhe ata përreth tij besojnë se do përfshihet në skuadrën e PSG-së për ndeshjen ndaj Nantes.
Edhe pse spanjolli duket që do bëjë paraqitjen e parë për PSG-në, ngase ka munguar që nga fillimi i sezonit, Neymar pritet të mungojë.
Braziliani është rikthyer nga detyra prej Kombëtares shkaku i lëndimit, andaj do lejohet të jetë gati për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.
Prines Kimpembe dhe Marco Verratti gjithashtu janë rikthyer në stërvitjet, pas lëndimeve të pësuara dhe janë në dyshime për ndeshjen ndaj Nantes, por do jenë gati kundër skuadrës së Premierligës.
Dy lojtarët që vazhdojnë të jenë të lënduar janë Rafinha dhe Draxler.