Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKMDLNJ: SBASHK’u po shantazhon institucionet, mos kërcënoni me protesta

KMDLNJ: SBASHK’u po shantazhon institucionet, mos kërcënoni me protesta

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga SBASHK’u të mos kërcënojë institucionet me protesta në sistemin arsimor.

Nga KMDLNJ kanë thënë se është bërë si rregull që SBASHK’u para çdo viti shkollor të kërcënojë me protesta.

Sipas këtij Këshilli, kushtëzimi për Ligjin e Pagave është shantazh i palejueshëm dhe i papranueshëm.

“KMDLNj-ë thërret SBASHK-un që të ulë “armët e luftës” – kërcënimin dhe shantazhin dhe t’i kthehet dialogut  me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme”, thuhet për media.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Është bërë si rregull  e mbase edhe pjesë e statutit dhe Rregullorës se SBASHK-ut që para ç’do viti të ri shkollor të kërcënojë institucionet e Kosovës me protesta, nëse nuk iu përmbushen kërkesat të cilat sa shkojnë e rriten.

SBASHK-u, në emër të organizimit dhe veprimit sindikalist jo rrallë ndërmerr veprime që, as nuk e përmirësojnë gjendjen e punëtorëve të arsimit , të drejtat e të cilëve i përfaqëson dhe mbron sipas mandatit e , në anën tjetër i shkel rëndë të drejtat e fëmijëve pasi e pengon procesin arsimor, edhe ashtu thuaja të mbaruar.

E drejta e veprimit sindikalist është e rregulluar me ligj, është e drejtë e pakundërshtueshme e të drejtave të njeriut, për aq sa kohë sa nuk i cenon të drejtat e të tjerëve. KMDLNj e mbron të drejtat e SBASHK-ut që edhe të organizojë protesta por jo duke e shndërruar në mjet shantazhi dhe kërcënimi të vazhdueshëm , siç po vepron edhe tani.

SBASHK-u , sikur edhe të tjerët duhet të kenë të qartë se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 jashtëzakonisht shumë i ka dëmtuar proceset arsimore duke bërë dëme të pariparueshme prandaj as SBASHK-u apo kushdoqoftë tjetër nuk mund t’i lejojë vetes të drejtën që këtë situatë të rëndë ta keqpërdorë për përfitime personale. Kushtëzimi se , ose do të përfshihet Ligji i Pagave për punëtorët e arsimit në Buxhetin e Kosovës për vitin 2022 është shantazhim klasik dhe i palejueshëm, sigurisht edhe i papranueshëm.

SBASHK-ut asnjë qeveri nuk po i bie taman dhe në vend që ta përdorë si mjet të realizimit të qëllimit dialogun dhe të arrijë një Marrëeshje të përshkallëzuar (zbatimi sipas mundësive buxhetore), po luan me kartën tutti per tutti ( krejt ose asgjë) që , përveç se është e pamoralshme, nuk është e zbatueshme, mësimnxënien, nxënësit dhe prindërit e tyre po i sjell buzë falimentimit.

Pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, edhe SBASHK-u sikur edhe punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet marrin paga të rregullta kurse nxënësit mbesin në shtëpi duke humbur kohë dhe orë të mësimit. Në luftën e shpallur që SBASHK-u ua ka bërë të gjitha qeverive e kanë pësuar vetëm nxënësit dhe prindërit e tyre.

Në kundërshtim të çdo propozimi institucional është edhe kërcënimi i kryetarit të SBASHK-ut se:” sa të jem unë në krye të SBASHK-ut nuk do të lejoj që të bëhet testimi që e matë performancën e punëtorëve të arsimit…”. Nëse është kështu , pse atëherë vlerësohen dhe notohen nxënësit dhe studentët në Kosovë?!

KMDLNj-ë thërret SBASHK-un që të ulë “armët e luftës” – kërcënimin dhe shantazhin dhe t’i kthehet dialogut  me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme!

SBASHK-u mjaftueshëm e ka dëmtuar deri më tani procesin mësimor duke ua shkelur nxënësve të drejtat elementare të njeriut për një arsim normal prandaj duhet të mbledhë mend. Këshilli i Prindërve duhet të kundërshtojë këto kërcënime dhe shantazhe të SBASHK-ut duke i dërguar fëmijët në shkollë edhe në rast se SBASHK-u fillon ndonjë grevë apo protestë.

Të gjithë duhet ta kuptojmë se pandemia ka kthyer shumë procese prapa dhe se nuk mund të insistohet në rritje të menjëhershme të pagave pa një rimëkëmbje ekonomike.

Përfundimisht SBASHK-u duhet të sillet si pjesë aktive dhe konstruktive e shoqërishë kosovare duke kontribuar në tejkalimine situatës, edhe ashtu shumë të rënduar !

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments