Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama është parë duke udhëtuar në drejtim të Londrës së bashku me gruan dhe me fëmijët e tyre.
Rama mëngjesin e sotëm është parë në aeroplan së bashku me gruan e tij Kristalen dhe tre fëmijët e tyre.
Kryetari i sapo zgjedhur i Prishtinës ka zgjedhur që të udhëtojë me klasën ekonomike.
Përndryshe, Përparim Rama me Lidhjen Demokratikë të Kosovës e kanë fituar së fundmi Komunën e Prishtinës, pasi u ballafaqua në balotazh me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e 14 nëntorit, Rama mori 40.659 vota ose 51.07%.