Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë që Albin Kurti duhet të vazhdojë qeverisjen, teksa shtoi se vetëm vota qytetare duhet ta shkarkojë.
Krasniqi tha se nuk ka njeri në Kosovë që mund t’i përmend tri gjëra që ka bërë qeveria përgjatë nëntë muajve.
“Unë e di që që zoti Kurti është jo kompetent, e kam ditë gjithmonë qe nuk ka me qene kryeministër efikas, ky është i njëjti kryeministër që është shkarkuar pas 50 ditëve, dhe njerëzit kanë besuar që nëse nuk do shkarkohej do të bënte mrekullina, unë mendoj që sot duhet me qeverisë, nuk mendoj që duhet të rrëzohet kryeministri Kurti, përveç votës qytetare dhe duhet njerëzit me pa në qeverisje dhe janë duke e parë, janë nëntë muaj prej fitores së tij masive, dhe nuk ka njeri në Kosovë që mund t’i përmend tri gjëra të mëdha qe i ka bo sot Kurti, dhe që i ka nisë, dhe do të kalojnë edhe nëntë muaj të tjerë dhe ndoshta prapë s’do i kemi as ato tri gjëra, dhe ne duhet të lejojmë qeverisjen e tij dhe me i konkuru atij me alternativat tona”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, sa i përket krizës energjetike, Krasniqi ka thënë se qeveria akoma nuk e ka ndërrmarr asnjë hap, teksa thotë se shqetësimi do të shihet gjatë dy muajve të ardhshëm kur do të bien temperaturat.
“Në rrezikun qe e kemi paralajmëruar që dy muaj është fakti nëse do të shtohet kosnumi për shkak të temperaturave të ulëta dhe duke shpresuar që nuk do ketë avari në furnizimin me thëngjill, do të kthehemi tek ajo që nuk e kemi pa së paku prej vitit 2008 e tutje, në racionimin e energjisë siç e kemi pasë katër orë me rrym dy orë pa rrym , ose tri orë me rrym me tri pa rrym, kjo është përgjegjësi e qeverisë”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.