La Liga ka konfirmuar orarin e ndeshjes së mbetur.
Ndeshja mes Sevillës dhe Barcelonës ishte paraparë të luhet në tetor të muajit të kaluar.
Megjithatë, shkaku i ndeshjeve të kombëtareve të Amerikës Latine u vendos që ky duel të shtyhet dhe të luhet në një tjetër datë.
Federata spanjolle, sot ka bërë të ditur se ky takim i mbetur i xhiros së katërt do të luhet më 21 dhjetor nga ora 21:30.
Sevilla e ka nisur më mirë këtë edicion pasi ndodhet në vendin e tretë me 27 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të luajtura.
Në anën tjetër Barcelona zë vendin e nëntë me 17 pikë.