Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se pas rezultatit zgjedhor të 14 nëntorit, ka biseduar me ish-shefat e tij Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët gjenden në Hagë.
Këtë Krasniqi e konfirmoi në kur u pyet nëse pas këtij raundi zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve pati diskutime mes tyre.
”Unë bisedoj me ta [Kadri Veselin & Hashim Thaçin] në kuptimin miqësor, para së gjithash. Sepse përtej pozicionesh dhe bashkëpunimit ne kemi krijuar raporte miqësore, por po jam dëgjuar shkurtimisht me ta, po”.
Ndryshe, PDK në zgjedhjet lokale fitoi gjithësej tetë komuna, pa llogaritur Dragashin ku LDK e përmbysi rezultatin pas numërimit të votave të diasporës.