Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKrasniqi: S’ka kaluar ende një vit nga koha kur nga VV thonin...

Krasniqi: S’ka kaluar ende një vit nga koha kur nga VV thonin bëhuni bashkë e dilni kundër neve

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar lidhur me zgjedhjet e fundit lokale në vend.

 

Krasniqi ka theksuar mbi të gjitha se PDK është përkujdesur që të zgjedhë kandidatët më të mirë sa i përket të gjitha komunave ku ata kanë kandiduar.

Ndryshe ai ka komentuar edhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nga partitë shqiptare në vend morën më së paku komuna nën drejtimin e tyre.

“Besoj se kemi pasur mbështetjen e votuesve të VV-së në Vushtrri pasi kanë vendosur që të drejtohen nga një person si Ferid Idrizi pas disa viteve stagnim atje. Nuk kanë kaluar më pak se një vit kur nga VV thonin bëhuni bashkë e dilni kundër neve se jemi fuqi dhe ju mundim të gjithëve. Si është e mundur që në raundin e parë nuk e morën asnjë komunë në raundin e parë ndërsa ne të gjithë garonim secili për vete.Nuk është e mirë që kryeministri i vendit që vazhdon të ketë fuqinë më të madhe drejtuese në vend, pra në zgjedhje nacionale pati shumicën të arsyetojë rezultatin në këtë mënyrë”, tha Krasniqi në KlanKosova.

Ai tutje theksoi se secila parti në momente të caktuara ka rezultate të ndryshme e dekurajuese por çelësi është të shihet se ku janë problemet, e të mendoj para se gjithash se çfarë kandidatë u ka ofruar qytetarëve.

“Kandidatët janë shumë të rëndësishëm, sidomos në zgjedhje lokale. E për neve si PDK sidomos dhe ky ka qenë fokusi im, të caktimit të kandidatëve. Mendoj dhe e them me modesti por kemi pasur kandidatët më të mirë në garë”, shtoi Krasniqi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments