Gjiganti italian synon ta blindojë mesfushorin kroat me kontratë të re.
Marcelo Brozovic ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Interin që i skadon në qershor të vitit 2022.
Nerazzurët duan ta mbajnë në ekip kroatin, andaj tashmë kanë nisur negociatat për ta mbajtur në ekip.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, palët sot kanë zhvilluar takimin e parë për rinovimin e kontratës dhe gjiganti italian i ka propozuar kroatit rinovimin me rritje page.
Brozovic pritet që së shpejti të vendos për të ardhmen e tij, nëse do të rinovojë apo do të largohet në fund të edicionit si futbollistë i lirë.
28-vjeçari, viteve të fundit është shëndërruar në futbollistë kyç te Interi dhe tani ka krijuar një dyshe të fortë në mesfushë me Nicolo Barellan.