Monday, November 25, 2024
HomeSportZYRTARE: Zekirija Ramadani largohet nga Prishtina

ZYRTARE: Zekirija Ramadani largohet nga Prishtina

Kampioni i Kosovës ka bërë ndryshime në stafin teknik të klubit.

 

FC Prishtina ka vendosur të ndërprejë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani.

Ishte vetë klubi nga kryeqyteti që përmes një njoftimi bëri të ditur shkëputjen e kontratës me Ramadanin.

Timonieri nga Shkupi ishte pjesë e Prishtinës nga viti 2020 dhe arriti që edicionin e kaluar të fitojë titullin e kampionit.

Në të kaluarën Ramadani ka udhëhequr edhe Trepçën 89 dhe Feronikelin.

Së shpejti pritet që skuadra e Prishtinës të zyrtarizojë trajnerin e ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments