Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaMiftaraj ka disa këshilla për partitë politike, kryetarët e rinj e drejtorët...

Miftaraj ka disa këshilla për partitë politike, kryetarët e rinj e drejtorët për deklarimin e pasurisë

Juristi Ehat Miftaraj ka dhënë këshilla falas për partitë politike, kryetarët e rinj të komunave, drejtorët dhe individët tjerë që mund të marrin pozita në nivelin komunal.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka renditur disa këshilla për zbatimin e Ligjit për Deklarimin dhe Prejardhjen e Pasurisë.

“1. Të deklaroni pasurinë brenda afateve ligjore dhe sipas asaj që e përcakton ligji.

2. Ju që vini nga jashtë dhe keni bisneze tuaja, kujdes të shtuar gjate raportimit dhe evitimit te konfliktit te interesit.

3. Partitë politike t’i informojnë dhe obligojnë secilin kandidat të tyre te respektojne ligjin.

4. Kandidatet qe nuk veprojne ne baze te ligjit, ta kuptojne se mos deklarimi i pasurise hyn ne kuader te veprave penale te korrupsionit, dhe raportohen si korrupsion.

5. Pranimi i nje pozite te larte publike nenkupton se te pakten ke njohuri lidhur me obligimet tua ne raport me zbatimin e obligimeve qe dalin nga ligji”, shkroi në Miftaraj.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments