Trajneri Zinedine Zidane është më i hapur për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” kanë nisur me vështirë këtë edicion, duke arkëtuar vetëm katër pikë nga 18 mundshme në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë.
Kjo ka ndikuar që bordi i Man United të konsideroi shkarkimin edhe pse për momentin kanë besim te tekniku norvegjez.
Solskjaer e presin disa ndeshje të vështira, përfshirë Villarreal, Chelsea dhe Arsenal para muajit dhjetor.
Daily Record raporton se United që një kohë ka provuar ta bind Zidanen për të pranuar stolin.
Tekniku francez njëherë refuzoi, por tani është më i interesuar, aty ku do këtë lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane si dhe mesfushorin që e kërkoi te Real Madrid, Paul Pogba.
Man United shpreson të përforcojë skuadrën në verën e ardhshme, por tani e do Zidanen në krye.
Thuhet se arsyeja pse Zidane e refuzoi stolin ishte dëshira për të drejtuar Kombëtaren e Francës.