Ai shquhet edhe për humanizëm, duke mësuar dhe kujdesur për fëmijët autik.
Bëhet e ditur se i riu shqiptar, Vesel Shkëlzeni, jeton dhe punon prej disa vjetësh në Itali.
Në fakt, ai shquhet për humanizëm, duke mësuar dhe kujdesur për fëmijët autikë.
Por, ai është bërë i njohur për shkak të pasionit të tij. Veseli është një artist i punimeve në dru, veçanërisht i simbolit kombëtar, shqiponjës dykrenare.
Shkëlzeni tregon nga i ka lindur ky talent dhe si u bënë të njohura punët e tij, transmeton albinfo.ch.
“Pasi mora një shtëpi të re, doja sipër oxhakut të vendosja diçka, meqenëse jam patriot, vendosa të krijoj shqiponjën dhe një foto e publikova në Facebook”, shprehet.