I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, është deklaruar sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar takimeve të fundit në Bruksel me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Twitter, Giacobbe ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ku ky i fundit pas takimit me Bislimin e Petkoviqin tha se “është koha për përparim të vërtetë”.
Giacobbe konfirmoi qasjen e BE-së, duke kërkuar që të kryhet dialogu mes dy vendeve.
EUSR Lajčák is right, it’s high time for real progress on the Kosovo-Serbia Dialogue. #GetItDone 🇽🇰🇷🇸 #RealProgress https://t.co/9rBMdafc01
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 17, 2021
“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Lajçak ka të drejtë, është koha për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Kryejeni!”, ka shkruar ai në një postim.
Këto reagime janë bërë pas takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, të cilët refuzuan të zhvillojnë takim trepalësh dhe u takuan veç e veç nga Lajçak.
Në takimet e djeshme pati mospajtime karshi çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.