Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaIshte në pritje të bëhej baba i binjakëve, detaje nga vrasja e...

Ishte në pritje të bëhej baba i binjakëve, detaje nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Greqi.

Mediat e vendit helen, shkruajnë se viktimë ka mbetur Marius Spiro Dhiamandi, me origjinë nga Delvina, si dhe u plagos kushëriri i tij i parë Juxhin Bajrami. Ai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar më herët për vrasje në zonën e Kipselit dhe trafikim kokaine.

Për këtë krim, shqiptari ende kishte detyrim paraqitje në Mykono. Dyshohet se 27-vjeçari i kishte borxh disa personave, vlera e së cilës përllogaritej diku te 200.000 euro.

Gruaja e Mariusit, i cili në Greqi njihej si Marios, ishte shtatzëne me binjakë dhe rezulton pronare zyrtare e karburantit, që menaxhohej nga i shoqi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments