Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar se kishte sulmuar me thikë viktimat femra kosovare të mitura.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë më datë 16 nëntor në ora 13:05.
“Viktimat femra kosovare, të mitura, kanë informuar se janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.