Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2017, Lirak Çelaj ka analizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Çelaj në “Debat Plus” ka thënë se secila komunë i ka specifikat e veta.
“Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve nacionale, kam pasur pritje që LVV do të fitojë më shumë komuna. Pra kam pritur që fryma e fitores të përcillet edhe në disa komuna po kjo nuk ndodhi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se megjithatë elektorati në Kosovë është vetëdijesua.
“Arroganca i kushtoi LVV-së. Me thënë më ndryshe si Isa Mustafa në atë kohë që pretendonte se fiton me duar në gjepa fiton Prishtinën. Kjo i ka kushtur shumë LVV-së. LVV janë sjellë me komoditetin se çfarëdo kandidati që kandidojnë fiton në zgjedhje”, tha ndër të tjera Lirak Çelaj.