Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kryeministri i Kosovës kishte shkuar për kafe në Podujevë, një ditë para balotazhit në këtë komunë, dhe se nuk është thyer heshtja zgjedhore.
“Ne nuk e kemi thyer heshtjen zgjedhore sepse Kurti erdhi për një kafe në Komunën e Podujevës dhe nuk mund t’ju themi njerëzve për rreth që të mos na ndjekin sepse sa herë që Kurti gjendet në publik ka numër të madh të qytetarëve që duan ta takojnë atë”
“Jam shumë i bindur kur them se nuk ka pasur informacion publik që do të vijë Kurti ne thjesht shprehëm dëshirë që të takoheshim për një kafe në Podujevë, kemi qenë në zyrat tona dhe dolëm por turma e madhe e njerëzve filluan të afrohen.”
“Kurti nuk kishte mundësi tjetër pasi që veturat nuk lëvizin në shesh dhe ai eci prej makinës së tij deri te një byfe te zyrat tona dhe u takuam. Nuk besojë që kemi thyer heshtje zgjedhore me këtë, nuk ishte faji jonë që u mblodhën turma.”, tha Bulliqi në Prime Time në Kanal10.