Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka zhvilluar takime me dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.
Pas takimeve të zhvilluara, Lajçak ka thënë se tani është koha për “përparim të vërtet” sa i përket çështjes së dialogut.
“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata në FAC të së hënës dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak në Twitter.