Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se njëri prej shkaktarëve të humbjes së VV-së në zgjedhjet lokale ka qenë përzgjedhja e kandidatëve dhe mungesa e programeve.
Krasniqi thotë se kandidatët e VV-së mbështeteshin tek kryeministri Albin Kurti që tua fitonte zgjedhjet.
“Kandidatët e VV-së dilnin vetëm me Kurtin, sikur të ishin fëmijë të Kurtit”, thotë Krasniqi.
PDK fitoi në 8 komuna në zgjedhjet lokale, tre prej të cilëve janë qendra të mëdha.
Ndërkohë VV fitoi vetëm 4 komuna. Ky ishte rezultat dëshpërues për VV-në e cila kishte fituar në shumicën e komunave në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit.
Krasniqi po ashtu ka thënë se kandidatët e PDK-së janë përzgjedhur me kujdes.
“I kemi zgjedhur kandidatët me kujdes. Kanë qenë të shkëlqyer në komunikimin ndërpersonal me qytetarin. Mendoj se ata e kanë bërë diferencën. Unë vet e kam udhëhequr fushatën dhe kam vizituar të gjithë kandidatët për të parë si është gjendja”, tha ai.
Ai po ashtu thotë se pas raundit të parë ka bërë thirrje për qetësi, pasi që fitorja ende nuk ishte e sigurtë.
“Pas raundit të parë na kanë thënë se jemi fitues të zgjedhjeve, por bëra thirrje për kujdes. Pastaj pas numërimit të votave dolëm fitues dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatin”, shoti ai.