Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se i kanë zgjedhur me kujdes të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale në Kosovë.
PDK ka dalë fitues në 8 komuna, më së shumti së bashku me LDK-në sa i përket komunave me shumicë të popullsisë shqiptare. Krasniqi thotë se kanë qenë të kënaqur me rezultatin.
“I kemi zgjedhur të gjithë kandidatët me kujdes. Kanë qenë të shkëlqyer në komunikimin ndërpersonal me qytetarin. Mendoj se ata e kanë bërë diferencën. Unë vetë e kam udhëhequr fushatën dhe kam vizituar të gjithë kandidatët për të parë si është gjendja”, tha ai.
Ai po ashtu thotë se pas raundit të parë ka bërë thirrje për qetësi, pasi që fitorja ende nuk ishte e sigurtë.
“Pas raundit të parë na kanë thënë se jemi fitues të zgjedhjeve, por bëra thirrje për kujdes. Pastaj pas numërimit të votave dolëm fitues dhe ishim shumë të kënaqur me rezultatin”, shoti ai.