Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaHyseni apo Haziri, ja cili mori më shumë vota nga diaspora në...

Hyseni apo Haziri, ja cili mori më shumë vota nga diaspora në Gjilan

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Gjilanit, fitues doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

 

Hysenit ja lëshoi vendin kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili nuk arriti të siguronte shumicën e votave për të marrë edhe një mandate në krye të Gjilanit.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar edhe votat e dërguara me postë nga diaspora.

Në rezultatin përfundimtar të votave me postë, Hyseni i VV-së ka marrë 148 vota në total nga diaspora, ndërsa Haziri i LDK-së ka marrë vetëm 65.

Kujtojmë se sot Haziri është takuar me drejtorët e komunës për të bërë përgatitjet që t’ia lëshojë vendin Hysenit për 4 vitet e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments