Më 14 nëntor në Kosovë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të vendit.
Në Komunën e Prishtinës, fitues doli kandidati i LDK-së për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama, i cili fitoi në garën kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar edhe votat me postë të dërguara nga diaspora.
Sipas rezultateve, Arben Vitia ka marrë 122 vota nga diaspora, ndërsa Përparim Rama vetëm 15.