Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas konferencës për media të kryeministrit Albin Kurti ku ka folur edhe për zgjedhjet lokale që u mbajtën së fundmi në Kosovë.
Kuçi ka thënë se gjakftohtësia e Kurtit kur thotë se nuk ka pasur koalicion kundër Qëndron Kastratit në Kamenicë, tregon që është në gjendje të manipuloj për të arritur qëllimet e veta.
“Gjakftohtësia e Kurtit kur thotë një gënjeshtër për koalicionin në Kamenicë, tregon që është në gjendje të manipuloj për të arritur qëllimet e veta. Ky nuk është thjeshtë mashtrues. Ky dëshiron të krijoj realitet të ri”, ka shkruar Kuçi.
Ajo ka thënë se kryeministri Kurti është një rrezik për shoqërinë.