Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaValmir Elezi tregon se kur do të mund të shpallet rezultati përfundimtar...

Valmir Elezi tregon se kur do të mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Sot në orën 18:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 14 nëntorit.

Me këtë rast, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë për T7 se presin që numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe me postë, pritet të përfundojë brenda dy-tri ditëve. Pas përfundimit të numërimit, do të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

“Tash na ka mbetur vetëm pa u certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunave, për këto 21 komuna. Për t’u shpallur rezultati përfundimtar duhet që të bëhet numërimi i votave me postë dhe i personave me nevoja të veçanta si dhe votave me kusht. Numërimi i këtyre votave, do të bëhet brenda dy- tri ditësh sapo të përfundojnë procedurat ligjore të parapara dhe pastaj do të jemi të gatshëm për të shpallur rezultatet përfundimtare”, ka thënë ai.

Elezi ka deklaruar se brenda disa orëve besojnë se do të përmbyllet numërimi i fletëvotimeve të diasporës.

“Për zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të komunave, të cilat janë mbajtur në 21 komuna ka pasur proces të votimit nga jashtë Kosovës dhe gjatë periudhës së votimit nga jashtë Kosovës dhe gjatë periudhës së votimit nga data 29 tetor deri më 12 nëntor, ne kemi pranuar 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime dhe nga procesi i vlerësimit ka dal se nga këto 1 mijë e 571 kemi gjithsejt 2 mijë e 658 zarfe të individualizuara me fletvotime dhe nga ky proces i vlerësimit, atëherë janë aprovuar 2 mijë e 379 zarfe të individualizuara ndërkaq janë refuzuar 279 sepse nuk kanë plotësuar krieteret ligjore. Besojmë që brenda disa orëve do të përmbyllet numërimi i këtyre fletëvotimeve dhe rezultatet e të cilave do të shfaqen në tabelë në QNR dhe do të bëhen të ditura për publikun”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments