Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhi Avdyli reagon pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë

Haxhi Avdyli reagon pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë

Pas emërimit të Rifat Latifit si Ministër i Shëndetësisë, ka reaguar Haxhi Avdyli nga Lista ‘Guxo’, emri i të cilit ishte përmendur si kandidat i mundshëm për të qenë në krye të kësaj ministrie.

Avdyli nuk ka folur direkt për emërimin e Latifit si ministër, por ka thënë se dje dhe sot, Komisioni për Shëndetësi bashkë më përfaqësuesit ligjor të MSH-së dhe Qeverisë, drejtorët e inspektorateve e akterë të tjerë, po punojnë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë.

“Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e rradhës”, ka shkruar ndër të tjerash Avdyli.

Ai ka thënë se ky harmonizim i ligjeve është dashur të kryhet që nga viti 2017, kur është aprovuar Ligji për kundërvajtje, por po kryhet në fund të vitit 2021.

Postimi i plotë i Avdylit pa ndërhyrje:

Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e rradhës. Ky harmonizim këtyre ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017 ,kur është aprovuar ligji për kundervajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments