Saturday, November 23, 2024
HomeSportL’Equipe zbulon detajet e radhës, gruaja e Abidal përgjegjëse për sulmin ndaj...

L’Equipe zbulon detajet e radhës, gruaja e Abidal përgjegjëse për sulmin ndaj Hamraoui

Mediumi francez “L’Equipe” ka dhënë disa detaje të tjera për rastin befasues që ka ndodhur para disa ditëve.

 

Fillimisht u raportua se Aminata Diallo nisi një sulm ndaj bashkëlojtarës Kheira Hamraoui, për t’ia zënë vendin te Kombëtarja e Francës dhe PSG-ja.

Por, tani mediumi më i madh francez “L’Equipe” ka dhënë disa detaje të tjera, ku përfshihet edhe legjenda e Barcelonës, Eric Abidal.

Në fakt, mediumi francez zbulon se gruaja e Abidal është personi që ka urdhëruar sulmin ndaj Hamraoui, si hakmarrje pasi lojtarja e PSG-së ka fjetur me Abidal.

Kjo lloj ‘lidhje dashurie’, ndodhi gjatë kohës kur Abidal ishte drejtor sportiv, derisa Hamraoui ishte futbolliste e katalunasve.

Pos kësaj, raportohet se njëri nga sulmuesit derisa godiste futbollisten i kishte thënë se kalon natën me burra të martuar.

Abidal për momentin është duke u marrë në pyetje dhe në të ardhmen e afërt pritet të merret vesh e gjithë e vërteta.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments