Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi shumë shpejtë do jetë i papunë.
De Biasi që bëri historinë duke kualifikuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori, në fund të sezoni do largohet nga pozita e përzgjedhësit të Azerbajxhanit.
Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se Federata e Futbollit të Azerbajxhanit nuk ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën De Biasit dhe asistentit Benny Carbone.
#Azerbaijan’s football Federation have decided not to extend Gianni #DeBiasi and Benny #Carbone contracts as coach and first assistant of the National Team. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) November 16, 2021
Kështu, De Biasi shumë shpejtë do jetë pa skuadër, derisa ishte i lidhur edhe me stolin e Kombëtares së Kosovës.
Tekniku italian gjithashtu është i hapur që do ta drejtojë Kosovën, por nuk dihet nëse FFK e pëlqen trajnerin, ngase prioritet mbetet Felix Magath.