Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARrH).
Kushtetuesja ka kërkuar nga ky Komision sqarime të statusit juridik të ARrH-së, nëse i njëjti është institucion i themeluar dhe funksionon si Agjenci e pavarur apo ka ndonjë status tjetër.
Fillimisht u dhanë dy propozime nga ky Komision, me ç’rast asnjëri nuk kaloi. Propozim i parë ishte se kjo pyetje nuk është në fushëveprimin e këtij Komisioni, ndërsa propozimi i dytë ishte kërkesa e ndihmës juridike nga Zyra Ligjore e Kuvendit.
Anëtari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, tha se mund ta dërgojnë një paragraf me komente.“Pyetja e Kushtetueses, flet vetën për statutin juridik të saj, e meqenëse ne trajtojmë çështje juridike, e atëherë ne mund të shkruajmë një paragraf dhe ta dërgojmë veç se nuk bën”.Besnk Tahiri nga AAK-ja, kërkoi këshillë juridike nga Zyra ligjore e Kuvendit, raporton EO.
“Ajo që mendoj është se ne si komision duhet të funksionojmë në bazë të Rregullores së Kuvendit, dhe si e tillë para se të kthejmë përgjigje, ne duhet të kërkojmë ndihmë nga zyra ligjore të kuvendit. Unë propozoj të mos merremi me këtë sepse nuk na obligon ligji e as rregullorja e punës”.
“Propozoj që si Komision t’i drejtohemi Zyrës ligjore, sepse siç po shihet shkarkimet po ndodhin shpesh, mund të kemi kërkesa të tilla”, tha Tahiri.E
dhe Hajdar Beqa nga PDK-ja kërkoi sqarime nga Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës.Më 29 korrik të këtij viti, 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dërguan në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.Më këtë rast deputetët vlerësojnë se me këtë vendim është shkelur pavarësia organizative dhe funksionale e ARrH-së.