Për emërimin e Rifat Latifit në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai i ka uruar suksese ministrit të ri në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë: