Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaEdonisa Miftarit nga Podujeva i duhen 17 mijë euro për operim, që...

Edonisa Miftarit nga Podujeva i duhen 17 mijë euro për operim, që të mund të ecë

Është 11 vjeçe, Edonisa Miftari nga Podujeva vuan nga një sëmundje që e ka lënë të palëvizshme në anën e djathtë të trupit.

 

Familja e saj shfrytëzoi të gjitha mundësitë financiare që kishin, por Edonisës tashmë po i duhet një shumë e madhe që të bëj operimin në këmbët e saja.

Babai i saj, Shefqet Miftari, tashmë ka vetëm një kërkesë nga gjithë bamirësit, Edonisës t’iu sigurohen 17 mijë euro që ajo të bëj hapat e parë.

Edonisa tashmë vijon mësimin në klasën e 5-të në Podujevë, në shkollën për personat me aftësi të kufizuara. Vet babai i Edonisës vuan nga sëmundja e diabetit, siç thotë ai nganjëherë humb dhe vetëdijen.

Të hollat që ata marrin për një muaj nuk janë të mjaftueshme për ta.

Ndonëse e ka shumë të vështirë, Shefqet Miftari, kërkon ndihmën e qytetarëve. Për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Edonisën të drejtohen në këtë numër të xhirollogarisë.

NLB Banka 1709003412855574

Numri kontaktues i telefonit:

Shefqet Miftari – 044 414 320

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments