Shefi i misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, tha se procesi zgjedhor më 14 nëntor është menaxhuar mirë.
Mandle theksoi se edhe në këtë fushatë zgjedhore ka pasur mungesë të transparencës së financimit nga ana e partive politike, raporton Ekonomia Online.
Zyrtari i BE-së po e vlerëson sjelljen e kandidatëve që nuk arritën të fitojnë, ku menjëherë pas rezultateve preliminare uruan kundërkandidatët e tyre për fitore.
“Të dielën qytetarët e Kosovës votuan në 21 komuna. Dua të përgëzoj kandidatët që nuk fituan që u uruan fitoren kundërkandidatëve të tyre, ky qëndrim i matur meriton respekt. Misioni ynë do të vazhdojë vëzhgimin në QNR. Në ditën e zgjedhjeve 269 vendvotime kanë vizituare, votimi dhe numërimi u vlerësuar si shumë i mirë. Fushata ishte dinamike, edhe pse toni ishte pak i ashpër, në mungesë të ndëshkimeve, shumë kandidatë filluan të kërkojnë votën para nisjes së fushatës. Po ashtu edhe Qeveria ishte e përfshirë. Mungesa e transparencës për financim vazhdoi edhe këtë fushatë. Mediet i janë përmbajtur rregullat. Për raundin e dytë u paraqitën 6 ankesa gjatë fushatës, dhe 24 për shkelje të heshtjes zgjedhore. Shumë vota u rinumëruar kjo vënë në pah ndryshimin e dizajnit të fletëvotimit. Procesi zgjedhor shkoi mirë. Pas një kohe do të kthehem me një raport gjithëpërfshirës për zgjedhjet”.
Ndërsa, Konrad Olszewski, zëvendës udhëheqës i misionit, vlerësoi bashkëpunimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Që nga arritja këtu ne kemi përfituar nga një bashkëpunim shumë i mirë me stafin e KQZ-së. Ne e vlerësojmë këtë bashkëpunim”.