Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaProfil| Kush është Rifat Latifi, ministri i ri i Shëndetësisë

Profil| Kush është Rifat Latifi, ministri i ri i Shëndetësisë

Nga sot, mjeku shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Emërimi i tij në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së Arben VitisëExpress ju sjell profilin e Latifit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka emëruar kirurgun Rifat Latifi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Latifi ka mbaruar studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.

Profesor Rifat Latifi është mjek dhe profesor i njohur në nivelin ndërkombëtar. Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër në Amerikë, si Texas, Filadelfia, New York, Doha.

Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikanë për shtetin e Arizonës.

Latifi është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.

Është Laureat i Çmimit pë Arritjen e Shekullit 21 për Shëndetësi nga Programi Computerworld Honors dhe Çmimin Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit nga Komisioni i Akreditimit të Rishikimit të Përdorimit (URAC), më 2011.

Latifi ka iniciuar e siguruar fonde dhe ka mbikëqyrur tri ekipe kombëtare të programit të telemjekësisë në Evropë dhe Afrikë, për të cilat ai mori çmimin e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS) dhe “Pfizer International Surgical Volunteerism 2015”

Latifi ka botuar 9 libra për mjekësinë dhe është autor i mbi 100 artikujve shkencorë. Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Kliniken e Klivelandit, e pastaj ne Universitetin Yale.

Specializimin e dytë në Traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion, e ka mbaruar në New York College of Medicine.

Pas specializimeve, Latifi ka shkuar në Richmond, Virxhinia, për një kohe të shkurtër, e më pas në  Tucson, Arizona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments