Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHaxhi Avdyli dështon edhe kësaj radhe të bëhet Ministër i Shëndetësisë

Haxhi Avdyli dështon edhe kësaj radhe të bëhet Ministër i Shëndetësisë

Zyrtari dhe deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka dështuar edhe kësaj radhe që të emërohet ministër i Shëndetësisë. Sot kreu i Qeverisë Kurti ka emëruar Rifat Latifin si zëvëndësues të Arben Vitisë.

Avdyli fillimisht nuk ishte emëruar ministër i Shëndetësisë pas arritjes së koalicionit të “GUXO”-s me Lëvizjen Vetëvendosje , derisa një pozitë të tillë s’ka arritur që ta zë edhe pas largimit të Arben Vitisë.

Kur ishte pyetur në korrik nëse do ta jetë ministër i ri i Shëndetësisë, Avdyli s’kishte konfirmuar asgjë, megjithatë kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u bërë ministër.

“Çdo detyrë që më besohet, veçanërisht ato në sferën ë shëndetësisë, besoj se mund t’i kryej me profesionalizëm”, kishte dekalruar Avdyli për Kallxo.com

Avdyli kishte thënë se nuk është në dorën e tij posti i ministrit, ndërsa kishte treguar se diskutimet janë të vazhdueshme.

“Nuk mund me i konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, kishte shtuar tutje.

Kryeministri Albin Kurti sot ka emëruar ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Litifin. Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.

“Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, ka thënë sot kryeministri Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments