Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaMinistri i ri i Shëndetësisë, ish-këshilltar i Thaçit – deklarohet kryeministri Kurti

Ministri i ri i Shëndetësisë, ish-këshilltar i Thaçit – deklarohet kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti ka emëruar ministrin e ri të Shëndetësisë. Ai është Rifat Latifi dhe dikur ka qenë këshilltar i kryeministrit Thaçi, por kjo nuk i ka bërë problem kryeministrit Kurti.

 

I pyetur në një konferencë për media lidhur me këtë çështje, ai tha se një pjesë e qeverisë ose edhe grupit parlamentar të LVV-së kanë pasur edhe angazhime të tjera.

Ai ka thënë se Latifi ka përvojë shumë të madhe në fushën e shëndetësisë.

“Mjekësia, shëndetësia, është shkencë, ne kemi ministër një profesionist akademik, kjo është e rëndësishme. Shumë njerëz që sot janë pjesë e qeverisë së Koosvës, ose grupit tonë parlamentar, kanë qenë në angazhime të tjera të mëhershme edhe brenda vendit në kohëra të tjera, jo vetëm jashtë, por ato nuk mendoj që janë thelbësore, nuk ka mesazh tjetër, përveç që dëshirojmë të kemi një profesionist të dëshmuar i cili karakterizohet edhe me cilësi akademike e shkencore, por edhe me përvojë të gjatë në një vend të zhvilluar si SHBA-të që janë në mos secilin aspekt të shëndetësisë të parët në botë, atëherë në shumicën e tyre dhe është vlerë e shtuar për qeverinë tonë dhe shëndetësinë kosovare”, tha Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments