Rifat Latifi është emëruar zyrtarisht si ministër i ri i Shëndetësisë.
Latifi, në një konferencë të thirrur për media nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se është nder që të jetë në pozita udhëheqëse.
Ai ka premtuar që do të parandalojë largimin e mjekëve për në vendet e huaja, po ashtu edhe pacientëve, nga Kosova për të marrë shërbime mjekësore.
“Ne investojmë në ngritje të kualiteteve shëndetësore. Ky proces do të ketë rëndësi të madhe për Kosovën. Ne do ta ndërpresim largimin e trurit mjekësor të Kosovësn nëpër vendet e jashtme dhe ta ndihmojmë Kosovën dhe shkencat mjekësore të Kosovës. Me ngritjen e kapaciteteve të njerëzore, do ta ndërpresim pastaj largimin e pacientëve për vendet në rajon apo më larg”, deklaroi ai.
Megjithatë, ky i fundit tha se ky proces do të zgjasë.
“Më lejoni të them se me këto procese, rezultatet nuk do të shihen as Brenda ditës as Brenda natës dhe kërkojnë investim dhe përkrahje shtetërore e legjislative, kolektive e individuale”, ka deklaruar ai.