Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaÇitaku i reagon Aliut: Shtimja para 22 vitesh ishte e robëruar, por...

Çitaku i reagon Aliut: Shtimja para 22 vitesh ishte e robëruar, por u çlirua nga shumë burra e gra që luftuan

Nga komunat e pakta të cilat arriti që të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale, është edhe Shtimja.

 

E me të marrë rezultatin final, fituesi i zgjedhjeve në këtë komunë Qemajl Aliu nga Vetëvendosje ka thënë se pas 22 vitesh, Shtimja përsëri është e lirë.

“Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë. Urime Shtime, urime shtimjan. Zemra mal”, shkroi ai.

E pas këtij shkrimi ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës.

Çitaku tha se Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar, por Naim Ismajli apo njohur ndryshe si kandidati i PDK-së në Shtime bashkë me shumë gra e burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën.

“Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments