Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se shumica qeverisëse e kësaj legjislature ka shkaktuar mos-votimin e shumë projektligjeve dhe kuorumeve.
Ai këto deklarime i bëri për medie pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, derisa e fajësoi edhe Qeverinë për çështje të mungesës së procedimit të projektligjeve e ligjeve në Kuvend.
“Tashmë jemi dëshmitar që nuk kemi pasur një mbarëvajtje të duhur të agjendës tonë parlamentare. Përgjigjegësia kryesore bie mbi mazhorancën, e cila është tregu jashtëzakonisht jo-efikase në shumë drejtime. Që nga fillimi i kësaj legjislature, nuk kemi arritë me e pasë një organizim të mirëfilltë. Ju e dini se në rast të madh në funksionimin e republikës parlamentare ka edhe Qeveria. Ka jashtëzakonisht shumë të meta, keni parë që shumë agjenci të rëndësishme kanë mbetur pa kuorum”, deklaroi ai.
“Ju e dini qëndrimin e grupit tonë parlamentar, pra asaj të PDK-së, ju e dini që edhe gjatë verës kur ishte kriza e madhe gjatë pandemia, ne kemi treguar gjithëmonë përkushtimin dhe kemi kërku që të mblidhemi edhe më herët, në rast se do duhej të merreshin masa në parlamentin e Kosovës. Mirëpo, kjo mazhorancë ka vazhdu me ritmin e njëjtë”.