Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidentja kroate, ka pozuar me Dua Lipën në eventin “Sunny Fill Foundation”.
“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, janë fjalët e ish-presidentes kroate dedikuar Duas.
“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë Kosovwn dheKroacinw anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Dua Lipa mori çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë fjalimit ajo kërkoi liberalizmin e vizave të Kosovës:
“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë ajo.