Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova10 vjet nga themelimi i Universitetit “Haxhi Zeka”

10 vjet nga themelimi i Universitetit “Haxhi Zeka”

Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” sot e ka shënuar dhjetë vjetorin e themelimi me një ceremoni, ku morën pjesë personalitete të nivelit qëndron dhe atij lokal.

Rektori i këtij universiteti, Armand Krasniqi tregoi synimet e institucionit të cilin ai e udhëheq.

“Synimi ynë është të bëhemi jo vetëm një pjesë integrale dhe e barabartë e strukturës kombëtare të njohurive, ekspertizës dhe kompetencave të bazuara në standardet evropiane, të vlefshme brenda Zonës së Përbashkët Evropiane të Arsimit, por një universitet referent në vend, rajon e me gjerë. Arritjet e deritanishme në këtë fushë janë përpjekje serioze për pozicionim ndërkombëtar. Andaj, kjo na jep të drejtën ta shohim me optimizëm këtë detyrë”, u shpreh ai.

E pranishme në këtë ceremony ishte edhe zëvëndësministrja e Arsimit, Edona Maloku – Berdyna e cila për Universitetin e Pejës pati një epitet interesant.

“Ky insitucion paraqet një minikozmos funksional, ku etja për dije bashkëdyzohet me respektin, tolerancën dhe gjithë gjithëpërfshirjen”, tha ajo.

Ndryshe, në këtë ceremoni rektori i universitetit “Haxhi Zeka” Armand Krasniqi ndau mirënjohje për anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues, për profesorët e pensionuar dhe për personalitete të tjera të cilët kontribuuan në themelimin e universitetit “Haxhi Zeka”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments