Kryetari i sapo zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama tha se do të ketë prioritet ndërtesat e pa legalizuara, teksa shtoi se do të bëhet rritja e numrit të inspektorëve.
“Çështja e legalizimit ose pranimit teknik të një numri të madh të ndërtesave është me prioritet, ka qenë edhe si mungesë jo edhe të zhvillimit të këtyre ndërtesave jashtë standardeve, por ka qenë mungesë e inspektorëve, numër shumë i ulët i tyre, si pjesë e procesit tonë që e kemi në programin tonë do të bëjmë shtimin e inspektorëve të cilët janë përbrenda komunës, mirëpo paralelisht duhet të bëjmë licensimin edhe të sektorit privat, që mund ta bëjnë këtë procesin e legalizimit apo inspektimin e këtyre ndërtesave të cilat nuk e kanë pranimin teknik”, tha Rama.
Tutje, Rama tha se nuk do të ketë ndërtesa që nuk do ta kenë pranimin teknik.
“Nuk do të ketë ndërtesa që nuk do ta kenë pranimin teknik, e në të njëjtën kohë njerëzit të jetojnë aty, pra nuk mund të jetojë dikush në një ndërtesë që nuk ka pranim teknik”, theksoi Rama ne Klan Kosova.
Teksa sa i përket inspektorëve në spektrin privat, Rama shtoi se do të inspektohen nga komuna për punën e tyre.
“Spektri privat do të inspektohet ndonjëherë edhe prej komunës se a po i përmbushin dhe normal që rrezikojnë lincecimin e tyre, në momentin që ata që kanë lejuar dicka”.