Sunday, November 24, 2024
HomeSportShqipëria e mbyll pa gola pjesën e parë ndaj Andorrës

Shqipëria e mbyll pa gola pjesën e parë ndaj Andorrës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Andorrës, sfida e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

 

Ëndrra për kualifikim e “Kuq e Zinjve” zyrtarisht ka marrë fund, derisa duan fitore ndaj Andorrës.

Shqipëria dominoi plotësisht në këtë pjesë, edhe pse rezultati ishte 0 – 0. Vendasit sulmuan për plotë 45 minuta, por u mungoi konkretizimi.

Ndërkohë, Andorra gjithashtu provoi përmes kundërzbritjeve, ku kishin një rast të artë, por Thomas Starkosha bëri një super pritje për të mos shënuar.

Sa i përket ndeshjeve tjera që janë duke u zhvilluar, Anglia është duke e ‘demoluar’ San Marinon (0-6), Italia po barazon me Irlandën Veriore (0-0), njësoi si Zvicra ndaj Bullgarisë (0-0).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments